Muhammet Kurşun
17 Dhjetor 2020•Përditësim: 17 Dhjetor 2020
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se qeveria e re e SHBA-së me president Joe Biden do të jetë e detyruar të kthehet në premtimet e saj dhe se sanksionet do të dështojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rouhani mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në ceremoninë e inagurimit të disa projekteve të Ministrisë së Brendshme dhe në një fjalim të mbajtur këtu ai foli lidhur me sanksionet e SHBA-së.
Ai kërkoi nga të gjithë që të tregojnë përpjekje për të neutralizuar sanksionet.
"Rezistenca e Iranit do të detyrojë qeverinë e ardhshme të SHBA-që që të ulë kokën (të nënshtrohet). Për këtë nuk kam dyshim. SHBA do të jetë e detyruar të kthehet në premtimet e saj dhe sanksionet do të dështojnë. Kjo punë nuk duhet të vonohet as edhe një orë. Për qeverinë nuk ka leje që të vonohet një orë", tha Rouhani.