Esra Kaymak
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry akuzoi të hënën regjimin sirian të mbështetur nga Rusia se me ofensivën e vazhdueshme në Siri ka pamundësuar opozitën e atjeshme të negociojë në Gjenevë duke bërë kështu skadimin e datës e cila ishte vënë si target për negociatat e mbështetura nga Kombet e Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një konference të përbashkët për mediat me homologun e tij kolumbian Maria Angela Holguin, në Washington, Kerry tha se data e 1 gushtit e vënë si afat ka qenë e bazuar në marrëveshjen sipas së cilës palët është dashtur të ulen në tryezën e bisedimeve, gjë e cila sipas Kerryt nuk ka ndodhur.