Islam Doğru
07 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 74.817, prej të cilëve 2.483 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.904, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.263.705.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Spanja (256.855), Italia (214.467) dhe Mbretëria e Bashkuar (201.101).
Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA, me gjithsej 333.491 raste të konfirmuara dhe 25.956 viktima.
Në SHBA janë testuar mbi 8 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 213.109.