Sinan Doğan
07 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 197 persona si pasojë e koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 është rritur në 2.704 persona.
Në periudhën e njëjtë janë konfirmuar 1.609 raste të reja të infektimit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 27.634.
Në Meksikë rasti i parë me koronavirus është konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa që atëherë janë shëruar 17.781 pacientë të cilët u diagnostikuan me COVID-19.