Onur Usta
07 mars 2017•Përditësim: 07 mars 2017
PARIS (AA) – Presidenti i Francës, François Hollande në samitin joformal të anëtareve të Bashkimit Evropian (BE) në Pallatin e Versajës afër Parisit ka pritur kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy dhe kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, ndërsa me ketë rast u porositi se Unioni duhet të jetë aktor global, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti francez pas takimit tha se prioriteti më kryesor i Evropës është që më tepër kujdes t’i kushtojë çështjes së sigurisë.
“Jetojmë në epokën e pasigurisë kur shteti ligjor dhe paqja kërcënohen. Prandaj, prioriteti më i madh i Evropës doemos duhet të jetë vendosja e sigurisë”, tha Hollande, duke shtuar se nevojitet të gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për çështjen e migrantëve.
“Doemos duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm nga rreziku dhe kërcënimi”, porositi presidenti i Francës, duke përmendur se nevojitet bashkëpunim i fuqishëm mes anëtareve të BE-së. “Uniteti nuk do të thotë të jemi të njëjtë. Nevojitet të bashkëpunohet në fusha të ndryshme me qëllim që vendet tona të përparojnë”, tha Hollande.
Merkel theksoi se nevojitet të vazhdohet me përparimin brenda tërë BE-së. “Nëse nuk përparojmë, gjithçka që kemi ndërtuar mund të shembet. Të gjitha 27 vendet anëtare duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë parimet themelore të BE-së”, porositi kancelarja gjermane.
Në fund shtoi se nevojitet që anëtaret e BE-së të zhvillojnë bashkëpunim edhe në sferën e mbrojtjes, duke theksuar që Unioni duhet jetë aktor global.