Bota

Rusia: Morëm projektin e memorandumit për paqe të Ukrainës

Vladimir Medinsky, këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të shpallë qëndrimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës sot

Ali Cura  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Rusia: Morëm projektin e memorandumit për paqe të Ukrainës

Moskë

Vladimir Medinsky, këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin dhe kreu i delegacionit rus në negociatat në Stamboll, njoftoi se kanë marrë projekt-memorandumin mbi zgjidhjen nga pala ukrainase, transmeton Anadolu.

Medinsky në një deklaratë për "Russia Today" tha se dokumenti ishte lëshuar në gjuhën ukrainase dhe angleze, duke shtuar se "delegacioni rus kishte marrë më parë një version të memorandumit nga Ukraina mbi një zgjidhje paqësore".

Duke treguar se dokumenti në një gjuhë tjetër nuk përbënte problem për ta, Medinsky vuri në dukje se pikat kryesore të dokumentit ishin publikuar në mediat perëndimore.

Medinsky deklaroi gjithashtu se Rusia do të shpallë qëndrimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës sot.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın