Elon Musk: DOGE u bë kurban për gjithçka
"Ajo që filloi të ndodhte ishte pak e padrejtë, sepse DOGE u bë kurban për gjithçka", tha Musk

New York
Elon Musk, biznesmeni amerikan që zotëron kompaninë Tesla dhe SpaceX, tha se Departamenti Amerikan i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) është trajtuar padrejtësisht dhe është bërë "kurban", transmeton Anadolu.
"Ajo që filloi të ndodhte ishte pak e padrejtë, sepse DOGE u bë kurban për gjithçka", tha Musk në një intervistë të transmetuar në CBS.
Musk deklaroi se sa herë që qeveria bën ndonjë shkurtim, populli amerikan fillon të fajësojë DOGE-n për këtë dhe argumentoi se kjo është "e padrejtë".
Musk tha gjithashtu se ishte "plotësisht e gabuar" që njerëzit të mendonin se DOGE, i cili u krijua për të rritur efikasitetin e qeverisë, do t'i pengonte ata të merrnin çekët e Sigurimeve Shoqërore.
- Ai e përshkroi "zhgënjimin" e tij
Musk, i cili deklaroi se do të përqendrohet në studimet hapësinore pas largimit nga pozicioni i tij në DOGE, shpjegoi zhgënjimin e tij me projektligjin e buxhetit që presidenti amerikan, Donald Trump, i paraqiti Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
"Sinqerisht, jam i zhgënjyer nga projektligji masiv i shpenzimeve që rrit deficitin, jo e zvogëlon atë, dhe minon punën që po bën ekipi i DOGE. Unë jam mbrojtës i një qeverie më të vogël, jo i një qeverie më të madhe", tha Musk.
Ai tha se gjatë kohës së tij si këshilltar i Trumpit, nuk miratonte "gjithçka që bënte administrata" dhe kishte disa "dallime mendimesh" me presidentin e SHBA-së dhe ekipin e tij.
"Por është e vështirë për mua ta ngre këtë në një intervistë sepse pastaj bëhet një pikë polemike. Jam pak i bllokuar në pozicionin, dua të them, se nuk dua të flas kundër administratës. Por në të njëjtën kohë, nuk dua të marr përgjegjësi për gjithçka që bën kjo administratë", tha Musk.
Themeluesi i Departamenti Amerikan i Efikasitetit të Qeverisë, Musk, më 30 maj njoftoi se po linte pozicionin e tij si këshilltar.
Musk, i cili është ndër biznesmenët më të pasur në botë, shpenzoi 288 milionë dollarë nga kapitali i tij personal për të ndihmuar Trumpin të fitojë një mandat të dytë.
Trump gjithashtu e ka ftuar shpesh Muskun, të cilin e lavdëron në çdo rast, në Zyrën Ovale dhe në mbledhjet e kabinetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.