Bahtiyar Abdülkerimov
13 korrik 2021•Përditësim: 13 korrik 2021
Diplomatët rusë me detyrë në qytetin Mazar-i Sharif të Afganistanit janë evakuuar në Uzbekistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Uzbekistanit, Yusuf Kabuljanov në një deklaratë me shkrim tha se "Aktualisht diplomatët me detyrë në konsullatën Mazar-i Sharif të Federatës së Rusisë e cila ndodhet në qytetin Hairatan të Afganistanit, janë evakuuar në mënyrë të sigurt në Uzbekistan".
Kohët e fundit situata në kufirin mes dy vendeve është tensionuar pasi talebanët kanë marrë nën kontroll disa rajone të Afganistanit në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.
Rreth 100 ushtarë afganë që u larguan nga sulmet e talebanëve u strehuan në territorin e Uzbekistanit.