Bota

Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

Muajin e kaluar, Kroacia dëboi 18 diplomatë rusë

Ekip  | 27.05.2022 - Përdıtësım : 30.05.2022
Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se do të dëbojë pesë diplomatë kroatë në përgjigje të “hapave jomiqësorë” të ndërmarrë nga Zagrebi për të zvogëluar numrin e misionit diplomatik të Rusisë atje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se ka thirrur ambasadorin kroat Tomislav Car të premten, të cilit i është "shprehur protestë e ashpër në lidhje me përpjekjet e pabaza të autoriteteve kroate për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ofrimin e ndihmës ushtarake nga pala kroate për regjimin neo-nazist të Kievit".

Muajin e kaluar, Kroacia dëboi 18 diplomatë rusë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın