Dmitri Chirciu
14 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov deklaroi se janë të hapur për dialog me SHBA-të në çështjen e punimeve që kanë perspektivë të re përfshirë edhe armët hipersonike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një video-konference në kryeqytetin rus Moskë, Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se me SHBA-të kanë për qëllim rigjallërimin e punimeve për stabilitetin strategjik.
"Duke marrë parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në stabilitetin strategjik, ne jemi të hapur për dialog me SHBA-të për punimet që kanë një perspektivë të re, përfshirë armët hipersonike", potencoi Lavrov.
Pasi rikujtoi se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi dekretin që lejon përdorimin e veçantë për minierat në hapësirë dhe të burimeve jashtokësore, Lavrov u shpreh se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me SHBA-të në këtë çështje.
Ai më tej përmendi çështjen e sanksioneve dhe të koronavirusit të ri (COVID-19) ku tha se "Sanksionet e njëanshme janë jolegjitime. Sanksionet që pranohen jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe që kufizojnë luftën kundër pandemisë, janë jo morale dhe çnjerëzore".