Elena Teslova
14 Prill 2020•Përditësim: 14 Prill 2020
Një grup i epidemiologëve kinezë kanë mbërritur në Moskë për të ndarë përvojën e tyre në luftimin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nënkryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, tha se specialistët kinezë do të japin rekomandime për mënyrën e ndarjes së banorëve, për zbulimin e koronavirusit dhe për trajtimin e të infektuarve.
"Sot kemi një takim të madh me përfaqësuesit e agjencive federale dhe me të gjitha shërbimet e qytetit që janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit", tha Rakova.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi ka arritur në 170, me mbi 2.700 të infektuar.
Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, me rreth 121 mijë të vdekur dhe rreth 465 mijë të shëruar.