Ekip
10 Qershor 2018•Përditësim: 11 Qershor 2018
MOSKË (AA) - Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, është zhvilluar maratona "Color Run", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në maratonën e gjatë 5 kilometra kanë marrë pjesë qindra persona.
Kjo garë shumëngjyrëshe edhe këtë vit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ndërsa pjesëmarrësit janë gjuajtur me pluhur me ngjyra të ndryshme.
Në fund të maratonës pjesëmarrësit janë argëtuar me ngjyra dhe muzikë të ndryshme.
Kjo maratonë zhvillohet tradicionalisht çdo vit në Moskë.