Bota, Koronavirusi

Rusi, rritet në mbi 707 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.509 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 707.301 numrin e rasteve

Ali Cura  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 09.07.2020
Rusi, rritet në mbi 707 mijë numri i rasteve me COVID-19 ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Moskë
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 707.301, ndërsa ai i të vdekurve në 10.843, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.509 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 707.301 numrin e rasteve.

Gjithashtu me 176 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 10.843 numri i viktimave, ndërsa me 8.805 të shëruar ka arritur në 481.316 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 0.9 për qind, ndërkohë që tek 27.3 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, numri i rasteve ditore ka rënë në nivelin më të ulët që nga 5 prilli. Në 24 orët e fundit me 568 raste të reja është rritur në 227.363 numri i rasteve, ndërsa me 32 vdekje u rrit në 4.059 numri i viktimave.

- Numri i testeve ka tejkaluar 22 milionë

Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit janë kryer 288 mijë teste dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 22 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın