Bota, Koronavirusi

Rastet me COVID-19 në Australi tejkalojnë shifrën 9 mijë

Shumica e rasteve të reja COVID-19, janë raportuar në shtetin jugor Victoria, ku së fundmi janë vendosur kufizime të rrepta, përfshirë një bllokim gjashtë javor në qytetin e dytë më të madh australian, Melburne

Riyaz Khaliq  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 09.07.2020
Rastet me COVID-19 në Australi tejkalojnë shifrën 9 mijë

Ankara

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Australi ka kaluar shifrën 9 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet regjistruan 179 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur në 9.059 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Shumica e rasteve të reja COVID-19, respektivisht 165 raste të reja të zbuluara, janë raportuar në shtetin jugor Victoria, ku së fundmi janë vendosur kufizime të rrepta, përfshirë një bllokim gjashtë javor në qytetin e dytë më të madh australian, Melburne.

Kufiri midis shteteve Victoria dhe Uells i Ri Jugor, dy shtetet më të populluara të Australisë, po ashtu u mbyll në fillim të kësaj jave.

Banorët e shtetit Victoria, i cili aktualisht ka 3.098 raste të konfirmuara me virus, nuk u lejohet të hyjnë në provincat e tjera, përveç nëse miratohen nga autoritetet.

Ndërkohë, një grua u gjobit në Sydney për mos përfundimin e periudhës së detyrueshme të karantinës pasi u kthye nga jashtë.

Sipas raportimeve në media, ajo u përpoq të kapte një aeroplan mëngjesin e sotëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın