Bota, Koronavirusi

Rusi, rastet me COVID-19 arrijnë në 3.548

Gjithsej 3.548 rasteve të COVID-19 janë raportuar në 76 rajone të Rusisë, ndërsa gjashtë viktima në 24 orët e kaluara kanë rritur numrin e vdekjeve në 30

Elena Teslova  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Rusi, rastet me COVID-19 arrijnë në 3.548

Moskë

Rusia sot ka raportuar 771 raste të koronavirusit, raporti më i lartë ditor për këtë vend deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 3.548 rasteve të COVID-19 janë raportuar në 76 rajone të Rusisë, ndërsa gjashtë viktima në 24 orët e kaluara kanë rritur numrin e vdekjeve në 30, njoftojnë Task forcat koronavirus në vend.

Në një deklaratë, ekipi bëri të ditur se që nga e mërkura 45 persona u liruan nga spitalet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të rikuperuar në 235.

Sipas deklaratës, Moska mbetet zona më e goditur me 595 raste të reja.

Rusia ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, përfshirë izolimin në Moskë, Shën Petersburg dhe disa rajone tjera.

Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar në vend dhe trafiku ajror ndërkombëtar mbetet i pezulluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın