Bota

Rritet në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Zyrtarët theksuan se nga tërmeti janë plagosur rëndë 253 persona të cilët vazhdojnë trajtimin në spitale dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit

Mahmut Atanur  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Rritet në 81 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Xhakartë

Është rritur në 81 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me fuqi prej 6,2 ballë që ndodhi më 15 janar në provincën Sulawesi Perëndimor të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, është arritur deri tek kufoma e 8 personave, me ç'rast numri i të vdekurve në Mamuju është rritur 70, ndërsa në Majene 11, duke çuar gjithsej në 81 numrin e të vdekurve.

Në rajon, nga tërmeti janë dëmtuar afro 1.200 ndërtesa në mesin e të cilëve edhe publike, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Zyrtarët dje theksuan se nga tërmeti janë plagosur rëndë 253 persona të cilët vazhdojnë trajtimin në spitale dhe se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Sipas tyre, afro 28 mijë persona janë evakuuar për shkak të tërmetit duke u vendosur në zona të sigurta në 25 pika të ndryshme.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) kishte njoftuar se tërmeti i 15 janarit i cili u raportua të jetë regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 6 kilometra në verilindje të qytetit Majene, është ndjerë edhe në qytetet Palu dhe Makasar.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın