Emel Öz Gözellik
26 Shtator 2017•Përditësim: 26 Shtator 2017
ANKARA (AA) – Tërmeti prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur Fixhin, një shtet ishullor në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në jug të Ishujve Fixhi ndërsa është regjistruar në thellësi prej 98 kilometrash.
Deri më tani nuk ka paralajmërim për cunami pas tërmetit.