Bota

Jemen, vriten 40 rebelë Houthi në përleshjet me forcat jemenase

Ushtria në një deklaratë tha se Houthi përpiqeshin të shkelnin vijat e frontit të forcave qeveritare në rrethet Hays dhe Ad Durayhimi në jug të Al Hudaydah

Dilara Hamit  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Jemen, vriten 40 rebelë Houthi në përleshjet me forcat jemenase

Aden

Dyzet rebelë Houthi dhe dy ushtarë kanë humbur jetën të dielën gjatë përleshjeve në provincën Al Hudaydah të Jemenit perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria në një deklaratë tha se rebelët Houthi përpiqeshin të shkelnin vijat e frontit të forcave qeveritare në rrethet Hays dhe Ad Durayhimi në jug të Al Hudaydah.

Sipas ushtrisë, 55 rebelë u plagosën, si dhe 10 ushtarë. Sulmet e Houthive për të përshkallëzuar tensionet në frontet në Al Hudaydah minuan punën e kryer nga OKB për të vendosur paqen në qytetin Al Hudaydah, thuhet më tej.

Rebelët Houthi nuk kanë lëshuar ndonjë prononcim.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana’a.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët që synon rivendosjen e qeverisë së Jemenit ka përkeqësuar situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın