Umur Koçak Semiz
29 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
MANAGUA (AA) – Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas Rihterit ka goditur Nikaraguan, ku si pasojë humbi jetën një grua 78 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Qendra Amerikane për Gjeologji theksojnë se epiqendra ka qenë 46 kilometra në veriperëndim të kryeqendrës Managua.
Zëdhënësja e Qeverisë, Rosario Murillo, konfirmoi se në qytetin Nagarote si pasojë e tërmetit ka humbur jetën një grua.
Drejtori i Kryqit të Kuq në këtë rajon, Marcio Ocon, tha se janë lënduar pesë persona në La Paz Centro, në afërsi të epiqendrës së tërmetit.
Sipas tij, janë shembur gjashtë objekte banimi. Po ashtu, vendi në afërsi të epiqendrës së tërmetit mbeti pa energji elektrike.