WASHINGTON (AA) - Hakan Çopur
Përderisa mbështetja e SHBA-së për organizatën terroriste PYD/PKK vazhdon të rrisë tensionet në marrëdhëniet turko-amerikane, gjithashtu tërheqin vëmendjen edhe "pohimet" e shfaqura në ditët e fundit në frontin amerikan lidhur me çështjen se YPG është krahu i PKK-së në Siri, shkruan Anadolu Agency (AA).
Tensionet lidhur me PYD/PKK në vijën Ankara-Washington vazhdojnë ndërkohë që administrata e Donald Trump-it hyn në vitin e dytë të detyrës.
Çështja e "mbështetjes me armë për PYD/PKK", e cila filloi në periudhën e ish-presidentit të SHBA-ve Barack Obama dhe gjithashtu vazhdon edhe në periudhën e Trump-it, është një nga linjat kryesore sizmike të marrëdhënieve dypalëshe, ku vërehet se këmbëngulja e qeverisë amerikane në këtë çështje ka rritur edhe më shumë humbjen e besimit në Ankara.
Ndërkohë që janë në vazhdim kontaktet e vendimmarrësve të këtyre dy vendeve, vërehet se në periudhën e fundit "pohimet për PYD/PKK" në institucionet amerikane po formësojnë axhendën.
Qeveria amerikane e cila ofron mbështetje me armë për organizatën terroriste PYD/PKK, teksa ajo mban një qëndrim kontradiktor se "PYD dhe krahu i saj i armatosur YPG nuk janë organizatë terroriste", disa nga raportet e fundit të vetë institucioneve të saj vërtetojnë të kundërtën.
- Hyri në raportin zyrtar të Komunitetit të Inteligjencës Amerikane
Daniel Coats, drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve (DNI), i cili mori pjesë në seancën e Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA-ve një ditë më parë, si kreu i institucionit të inteligjencës në vend bëri një prezantim mbi perceptimet e SHBA-ve për terrorizmin dhe kërcënimet.
YPG, është përcaktuar hapur si "forcë milice e PKK-së në Siri", thuhet në një pjesë që ka të bëjë me Sirinë të raportit zyrtar me temë "Vlerësimi i Kërcënimeve në Botë nga Komuniteti Amerikan i Inteligjencës" i cili është paraqitur në Kongres nga Coats.
- "Forca milice e PKK-së në Siri"
"YPG, e cila është forcë milice e PKK-së në Siri, me shumë mundësi do të jetë në kërkim të themelimit të një lloj entiteti autonom në rajon do të përballet me rezistencën e Turqisë, Rusisë dhe Iranit", thuhet në vlerësimin e bërë në një pjesë të raportit.
Ndër të tjera në raportin ku vihet theksi se YPG-ja "në Siri është degë e PKK-së" tërhiqet vëmendja se organizata është në përpjekje për formimin e një strukture autonome.
- Edhe CIA ka potencuar "dega e PKK-së"
Në përditësimin e bërë në fund të janarit të faqes së internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në seksionin e profilit të Sirisë, PYD/PKK u shtua në "organizatat terroriste me burim të huaj në Siri".
Sipas kësaj, CIA e cila ka numëruar PKK-në në mesin e organizatave të huaja terroriste në Siri, ka treguar gjithashtu edhe Salih Muslim si "lider të krahut sirian të PKK-së".
- Pohimi i Departamentit Amerikan për "PKK-në"
Në anën tjetër zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, gjatë një brifingu për mediat javën e kaluar në mënyrë direkte përdori shprehjen "PKK" teksa fliste për elementët e PYD/PKK-së në Afrin deklaratë kjo e cila nuk i ka shpëtuar vëmendjes.
- Rekomandimi i SHBA-së ndaj PYD/PKK-së për emrin
Edhe komandanti i forcave speciale të SHBA-ve, gjenerali Raymond Thomas, në një fjalim të mbajtur në një konferencë në muajin korrik të vitit të kaluar në Institutin Aspen në SHBA, ka pohuar se me rekomandimin e tyre YPG/PYD dega e PKK-së në Siri kishte ndryshuar emrin e saj në "Forcat Demokratike të Sirisë" (FDS).
"Për shkak se Turqia YPG-në e sheh të lidhur me organizatën terroriste PKK ne u thamë atyre (YPG-së) se duhet të ndryshoni emrin. Për shembull, si do dëshironit ta emërtoni veten tuaj përveç YPG? Një ditë më pas shpallën emrin e tyre 'Forcat Demokratike të Sirisë'. Mendoj se është një veprim me mend vendosja e fjalës 'demokratike' në mes të emrit", ka theksuar gjenerali Raymond Thomas.
- E ka pranuar edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën e Obamas
Krahas këtyre edhe Ashton Carter, Sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën e Obamas në një takim të senatit amerikan të zhvilluar në prill të vitit 2016, me temë për organizatën terroriste DEASH, ka pranuar marrëdhënien e drejtpërdrejt të YPG-së me PKK-në.
Pas pyetjeve të senatorit republikan Lyndsey Graham "A e keni dëgjuar ndonjëherë PYD-në dhe YPG-në?" Carter pohoi "po" dhe ndaj pyetjes se "kush janë këto" ai tha se janë "grupe kurde".
Ndër të tjera duke bërë të ditur se YPG është krahu i armatosur i PYD-së, Carter në pyetjen: "Raportet përcaktojnë se këto kanë lidhje me PKK-në ose të paktën kanë lidhje të rëndësishme. A është e drejtë kjo?", ai është përgjigjur me "Po".
Gjithashtu në pyetjen "A është befasuese që turqit janë të zemëruar me ne për arsyen se armatosim YPG-në në Siri?", Carter është përgjigjur me "jo".
- Qendra Kombëtare Anti-Terrorizëm: "Krahu i KGK për Sirinë"
Faqja e internetit e Qendrës Kombëtare të Luftës Kundër Terrorizmit (NCTC), e cila mbledh dhe analizon të gjitha informacionet e inteligjencës së SHBA-ve në lidhje me anti-terrorizmin, në faqen e saj të internetit në pjesën ku ofrohen informacione mbi organizatat terroriste në nëntitullin "grupet terroriste" PYD-ja ishte përcaktuar si krahu i PKK-së në Siri.
Në pjesën e përditësuar me informacionet për PKK-në në shkurt të vitit 2016 me titullin "Kongra-Gel (KGK) ishte theksuar se "Krahas kalasë në veri të Irakut, KGK e cila është krahu i Partisë së Unitetit Demokratik (PYD) në Siri, ka rritur praninë e saj në veri të Sirisë duke siguruar kontroll në rajonet kurde përgjatë kufirit të Turqisë, dhe kjo gjë ka shfaqur rritjen e kërcënimit ndaj Turqisë dhe rritjen e tensioneve përgjatë vijës kufitare".
Më pas u mbyll qasja në këto pjesë të faqes së internetit pasi shprehjet në fjalë tërhoqën vëmendje në opinionin publik.
Ndërkohë që rriten pohimet e zbuluara nga ana e SHBA-së për PYD/PKK-në, ende parashtrohen pyetje rreth asaj se edhe për sa kohë administrata e Trump-it do të vazhdojë të mbështesë organizatën terroriste.
news_share_descriptionsubscription_contact
