Ekip
17 Gusht 2017•Përditësim: 17 Gusht 2017
MADRID (AA) – Shërbimi detar spanjoll i shpëtimit gjatë 24 orëve të fundit ka shpëtuar rreth 600 migrantë, të cilët nga Maroku tentuan të kalojnë Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi njoftoi se në Ngushticën e Gjibraltarit të mërkurën ka shpëtuar 424 migrantë, ndërsa 169 u shpëtuan në lindje të Mesdheut.
Më shumë se 9.000 migrantë kanë arritur në brigjet spanjolle që nga fillimi i vitit, që është dyfish më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika tentojnë çdo vit të kalojnë në Evropë me varka të pasigurta të trafikantëve, ndërsa mijëra në këtë rrugë fundosen.