Sayed Khodaberdi Sadat
17 Gusht 2017•Përditësim: 17 Gusht 2017
KABUL (AA) – Një ushtar i SHBA-ve i cili shërbente në kuadër të NATO-s në operacionet kundër DEASH-it, ka humbur jetën në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga trupat ushtarake të SHBA-ve në Afganistan bëhet e ditur se në një operacion të realizuar së bashku me forcat e sigurisë afgane kundër DEASH-it në jug të vendit, një ushtar i SHBA-ve ka humbur jetën.
Në deklaratë bëhet e ditur se ushtarët e SHBA-ve dhe afganë të plagosur gjatë operacionit janë dërguar në spital.
Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani, njoftoi se ushtari i SHBA-ve ka humbur jetën në operacionin e realizuar në qarkun Açin të Nangarharit.
Ushtarët e SHBA-ve po i mbështesin forcat e sigurisë afgane në operacionet kundër DEASH-it në krahinën Nangarhar, në lindje të Afganistanit.
Në Afganistan ndodhen rreth 8.400 ushtarë të SHBA-ve. Në deklaratën e Drejtorisë Policore të Nangarharit bëhet e ditur se në operacionin në fjalë janë vrarë 45 anëtarë të DEASH-it.