Bota

SHBA, treni godet për vdekje dy policë në Chicago

Komisari i policisë, Johnson tha se polici 37 vjeçar Eduardo Marmolejo dhe kolegu i tij 31 vjeçar Conard Gary në binarë gjetën gjurmë potenciale të pjesemarrësve të një të shtëne të mëparshme

Zehra Ulucak  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 18.12.2018
SHBA, treni godet për vdekje dy policë në Chicago

Chicago

CHICAGO (AA) – Dy policë në detyrë në Chicago të SHBA-ve kanë humbur jetën pasi u përplasen nga një tren i cili po lëvizte me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari i policisë Eddie Johnson tha se polici 37 vjeçar Eduardo Marmolejo dhe kolegu i tij 31 vjeçar Conard Gary në binarë gjetën gjurmë potenciale të pjesëmarrësve të një të shtëne të mëparshme.

Ai tha se treni lokal i pasagjerëve para përplasjes fatale po lëvizte me një shpejtësi prej 100-110 kilometra në orë dhe se ishte nisur një hetim rreth aksidentit.

Më pas policia tha se pjesëmarrësit e të shtënave të mëparshme u arrestuan dhe u çarmatosën.

Policia amerikane përdor sistemin ShotSpotter për të raportuar dhe për gjetjen e të shtënave. Pikërisht ky sistem është përdorur nga dy oficerët e policisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın