Bota

Netanyahu: Agjentët izraelitë herë pas here shkojnë në Iran

Kryeministri izraelit, Netanyahu ka deklaruar se agjentët izraelitë vazhdojnë operacionet e tyre në Iran për të parandaluar "ambiciet bërthamore" të këtij vendi

Mustafa Deveci  | 17.12.2018 - Përdıtësım : 17.12.2018
Netanyahu: Agjentët izraelitë herë pas here shkojnë në Iran

Kuds

KUDS (AA) - Në në mbledhje me diplomatët izraelitë në Ministrinë e Jashtme, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se agjentët izraelitë vazhdojnë operacionet e tyre në Iran për të parandaluar "ambiciet bërthamore" të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Herë pas herë e vizitojnë Iranin për të shikuar se çfarë po ndodh", ka thënë Netanyahu duke mos dhënë detaje të tjera dhe duke bërë të ditur se po luftojnë në të gjtihë botën kundër programit bërthamor të Iranit.

Netanyahu në një deklaratë në fund të prillit ka pretenduar se shërbimet inteligjente izraelite kanë arritur tek provat se Irani punon mbi një program shumë sekret për të prodhuar armë bërthamore. "Shërbimet inteligjente izraelite kanë zbuluar indormacione sekrete prej 55 mijë faqesh në një dosje prej 183 CD në lidhje me programin bërthamor të Iranit", ka thënë Netanyahu.

Ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo deklaratë e kryeministrit izraelit kishte ardhur disa ditë para se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të rishikonte vendimin e tij në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe vendeve P5+1.

Trump më 8 maj njoftoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore ndërsa më 7 gusht vendosi në veprim zyrtarisht paketën e sanksioneve ndaj Iranit. SHBA, gjithashtu më 5 nëntor vendosi në zbatim edhe paketën e dytë të sanksioneve ndaj Iranit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.