Kasım İleri
03 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësuesi special për Sirinë, Joel Rayburn, tha se regjimi i Asadit ka kryer sërish gjenocid në shekullin 21, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rayburn foli me zëvendës sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Mick Mulroy në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme.
Në fjalën e tij Rayburn tha se arsyeja e krizës në Siri është politike dhe se zgjidhja duhet të jetë politike.
"Regjimi me ndihmën e Rusisë dhe forcave të mbështetura nga Irani mund të përpiqet të marrë sërish çdo pëllëmbë territori të Sirisë, por kjo nuk do të jetë fundi i krizës", tha Rayburn.
Ndërsa rreth përdorimit të armëve kimike nga regjimi, Rayburn thekson se "Kjo tregon që regjimi i Asadit nuk është parandaluar sa duhet për të përdorur armë kimike".
"Për shkak se nuk ka parandalim ekziston rreziku që Asadi të mbushë sërish stokun e armëve kimike", tha Rayburn.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se Rusia është efektive mbi regjimin e Asadit dhe nëse Moska dëshiron mund t‘i parandalojë masakrat e regjimit, Rayburn tha se "Regjimi i Asadit ka kryer sërish gjenocid në shekullin e 21".