Ekip
15 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
TEHERAN (AA) - Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi të dielën deklaroi se nuk do të ketë rinegociim të marrëveshjes në mes të Iranit dhe fuqive botërore mbi programin bërthamor të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Araghchi në një konferencë për media me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të zbatimit të marrëveshjes, ka thënë se administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump nuk mund të largohet nga marrëveshja.