Mehmet Nuri Uçar
15 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
BENGAZI (AA) - Një avion i Forcave të Gjeneralit Halife Hafter, mbështetës i Qeverisë së Parlamentit të Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, thuhet se është rrëzuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake thuhet se avioni i tipit MIG-23 ka rënë në qytetin Bengazi, në jug të Libisë, ndërkohë piloti dhe ndihmësi i tij kanë arritur të shpëtojnë.
Rënia e avionit thuhet se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.
Pas dështimit të grushtit të shtetit të organizuar nga gjenerali Halife Hafter dhe grupet paramilitare në maj të vitit 2014 Libia nuk ka arritur të gjejë një stabilitet. Që prej kësaj kohe mes Hafter dhe grupet ushtarake që mbështesin atë dhe forcave qeveritare në Tripoli shpesh herë përjetohen konflikte të armatosura.