Dilara Hamit
03 Tetor 2019•Përditësim: 04 Tetor 2019
Së paku 20 persona kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes së një miniere ari pa leje në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi në qytetin Kampene në provincën Maniema.
Stephane Kamundala, një autoritet nga një organizatë joqeveritare në rajon, tha se në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë dhe tre persona u plagosën rëndë.
Kamundala tha se shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja dhe puna e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdon.
Njerëzit janë futur në tunele të braktisura dhe kanë punuar pa masa sigurie në minierat e arit, bakrit dhe kobaltit në RD e Kongos.
Në qershor, 36 persona humbën jetën gjatë shembjes së një miniere bakri në rajonin juglindor të Kolwezi.