Zehra Ulucak
22 Qershor 2017•Përditësim: 23 Qershor 2017
SRINAGAR (AA) – Si pasojë e përleshjeve në rajonin Xahmu Kashmir (Jammu and Kashmir), të Indisë humbën jetën 3 kryengritës dhe një protestues, përkrahës i pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ushtrisë Indiane, kolonel Rajesh Kalia, tha se si pasojë e përleshjeve të armatosura që zgjatën gjatë tërë natës mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve humbën jetën 3 kryengritës dhe një ushtar indian është plagosur.
Qytetarët e vendit thonë se forcat e sigurisë kanë marrë shënjestër shtëpinë nga ku gjuanin me armë zjarri kryengritësit, duke përdorur eksploziv.
Bëhet e ditur se qindra qytetarë të cilët kundërshtojnë rrethin e sigurisë janë përleshur me forcat e qeverisë për të ndihmuar në ikjen e kryengritësve. Ndërkaq edhe mijëra persona të qytetit fqinj Awantipora kanë mbajtur demonstrata në mbështetje të pavarësisë.
Sipas deklaratave të një polici dhe dëshmitarëve të rastit, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri të forcave të qeverisë për shkak se një protestues ka gjuajtur me gurë ndaj tyre, një protestues ka humbur jetën, kurse 5 të tjerë janë plagosur.
Rajoni i Xhamu Kashmirit, vend ky i populluar me shumicë muslimane, që prej fitimit të pavarësisë në vitin 1947, deri më sot, është një zonë e diskutueshme për sa i përket sovranitetit në mes të Indisë dhe Pakistanit.
Gurpet muslimane kryengritëse në Xhamu Kashmir që prej vitit 1989 janë duke luftuar për një pavarësi ose bashkim me Pakistanin.
Në ngjarjet e dhunshme në këtë rajon, deri më sot të paktën 70 mijë njerëz kanë humbur jetën.