Bota

Putin: Rusia i kupton hapat e Turqisë mbi mbrojtjen e sigurisë së saj

Putin njoftoi se Komiteti Kushtetues Sirian do të zhvillojë takimin e tij të parë në 29-30 tetor në Gjenevë.

Diyar Güldoğan  | 22.10.2019 - Përdıtësım : 23.10.2019
Putin: Rusia i kupton hapat e Turqisë mbi mbrojtjen e sigurisë së saj Foto: Mustafa Kamacı/AA

Soçi

Pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, presıdenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia i kupton hapat e Turqisë në lidhje me mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin njoftoi se Komiteti Kushtetues Sirian do të zhvillojë takimin e tij të parë në 29-30 tetor në Gjenevë.

"Janë marrë vendime pas një pune të gjatë për të zgjidhur problemin në kufirin Siri-Turqi", tha Putin.

Putin po ashtu theksoi se garantimi i stabilitetit të qëndrueshëm në Siri mund të arrihet vetëm duke respektuar integritetin territorial të vendit.

“Ky është një qëndrim parimor dhe ne kemi diskutuar në detaje me presidentin e Turqisë. Është e rëndësishme që partnerët tanë të ndajnë këtë qasje”, tha Putin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın