Protesta kundër ligjit për amnistinë në Rumani
Gjatë mbrëmjes së kaluar, ministri rumun i Drejtësisë, Florin Lordache, ka deklaruar se ligji për amnistinë dhe disa ndryshime në kodin penal janë miratuar në Parlamentin e këtij vendi

Bukuresht
BUKURESHT (AA) - Pas kalimit në Parlamentin e Rumanisë të ligjit për amnistinë dhe miratimit të disa ndryshimeve në kodin penal, qindra mijëra njerëz janë tubuar në Bukuresht për të protestuar kundër këtij ligji, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë mbrëmjes së kaluar, ministri rumun i Drejtësisë, Florin Lordache, ka deklaruar se ligji për amnistinë dhe disa ndryshime në kodin penal janë miratuar në Parlamentin e këtij vendi. Deklarata e tij ka ardhur pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
Pas kësaj deklarate qindra mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytet për të protestuar kundër këtij ligji. Ata janë tubuar përpara godinës së qeverisë.
Ndërkohë protesta janë organizuar edhe në qytete të tjera të vendit. Protestuesit thonë se ndryshimet në kodin penal do të sjellin pengesa për luftën kundër korrupsionit. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë për dorëheqje.
Ndërsa kryeprokurori për luftën kundër korrupsionit në një deklaratë në një gazetë vendase është shprehur: "Ndryshimet në kodin penal do të dëmtojnë shumë luftën kundër korrupsionit. Të gjithë zyrtarët e lartë të vendit do të shpëtojnë nga dënimi për korrupsion."