Turgut Alp Boyraz
16 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
JERUSALEM (AA) – Në mediat e Izraelit pretendohet se Irani në veriperëndim të Sirisë po ndërton fabrikë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e transmetuar në Kanalin 2 të Izraelit thuhet se Irani po ndërton një objekt në qytetin Banjas në bregdetin mesdhetar të Sirisë, për të prodhuar raketa me rreze të gjatë veprimi.
Në lajm ku përfshihen edhe fotografitë të cilat pretendohen se janë marrë nga një satelit i Izraelit dhe se i përkasin Banjasit, pretendohet se raketat e prodhuara do të ruhen në disa prej objekteve që ndodhen në fotografi.
Gjithashtu bëhet krahasimi i fotografive satelitore të marra nga kryeqyteti i Iranit, nga Teherani, dhe të atyre të marra nga Banjasi, ku thuhet se ka një ngjashmëri mes të objekteve.
Qeveria e Izraelit thotë se “Rritja e aktivitetit të Iranit në Siri, për ata është një vijë e kuqe”.
Në një deklaratë të muajit të kaluar kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu theksoi se “Sipas Iranit dhe deputetëve të tij, nuk duhet të ofrohet mundësia e themelimit të një prezence ushtarake në Siri në përgjithësi dhe posaçërisht në pjesën jugore të Sirisë."