Sarp Özer
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 18 Dhjetor 2020
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi është zhvilluar me rastin e vizitës zyrtare të Akar dhe Çavuşoğlu në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.
"Presidentit ukrainas Zelenskiy ia përcollëm përshëndetjet e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona me Ukrainën janë në nivel të shkëlqyeshëm. Takimin e 9-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë do ta zhvillojmë në vendin tonë vitin e ardhshëm", shkroi kryediplomati turk nga rrjeti social, Twitter.
Akar dhe Çavuşoğlu sot do të marrin pjesë në takimin e formatit "2+2" me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Turqisë dhe Ukrainës.