Rabia İclal Turan
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 19 Dhjetor 2020
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Unë jam një nga ju sot", shkroi ai në rrjetin social, Facebook, duke paralajmëruar gjithashtu publikun që të "tregojë kujdes".
Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten.
Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.
Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19.