Politikë, Bota

Presidenti sirian takon në Damask udhëheqësit e BE-së

Në takimin me udhëheqësit e BE-së, Al-Sharaa deklaroi se mbrojtja e civilëve dhe sigurimi i kthimit të jetës normale mbeten përparësi kryesore

Lina Altawell  | 09.01.2026 - Përdıtësım : 09.01.2026
Presidenti sirian takon në Damask udhëheqësit e BE-së

Stamboll

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u takua sot në Pallatin e Popullit në Damask me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin e tyre shoqërues, raportoi agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Në takimin me udhëheqësit e BE-së, Al-Sharaa deklaroi se mbrojtja e civilëve dhe sigurimi i kthimit të jetës normale mbeten përparësi kryesore, duke theksuar rolin sovran të shtetit në mbrojtjen e të gjithë komponentëve të shoqërisë siriane, përfshirë "komunitetin kurd".

Takimi vjen ndërsa autoritetet në Halep njoftuan se elementët e grupit terrorist YPG/SDF të rrethuar në qytet do të transferohen brenda disa orësh në zonat në lindje të Eufratit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes një armëpushim të përkohshëm pas përleshjeve prej disa ditësh në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh që çuan në viktima dhe detyruan mijëra civilë të largohen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın