Tufan Aktaş
14 Tetor 2022•Përditësim: 17 Tetor 2022
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame tha se të shohësh Afrikën si "një kontinent problemesh" në samitin ku u mblodhën të rinjtë afrikanë është një qasje problematike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Samitin "Youth Connekt", të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe ku morën pjesë 9 mijë të rinj, Kagame tha se risitë e të rinjve do të çojnë në krijimin e një Afrikë më të fortë.
"Afrika nuk është një kontinent problemesh, në asnjë mënyrë! Sigurisht që ka probleme, por ku nuk do të hasni probleme?", tha Kagame.
Ai u shpreh se liderët duhet t'i shohin të rinjtë si partnerë në rrugën e zhvillimit. Kagame këshilloi të rinjtë të mos dyshojnë në vetvete dhe të bëjnë hapa të vendosur.
Presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe presidenti i Namibisë, Hage Geingob gjithashtu morën pjesë në samit me video.
Në panelin e mbajtur në samit, të rinjtë nga vende të ndryshme u drejtuan pyetje drejtuesve të lartë.