Burç Eruygur
14 Tetor 2022•Përditësim: 14 Tetor 2022
Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë u takuan në margjinat e samitit të liderëve të Komonunitetit të Shteteve të Pavarura (KSHP) në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimeve nga zyrat e tyre, Sergej Lavrov, Jeyhun Bayramov dhe Ararat Mirzoyan do të diskutojnë situatën aktuale në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit dhe zbatimin e marrëveshjeve Azerbajxhan-Armeneni të nënshkruara me ndërmjetësimin e Rusisë.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, para fillimit të takimit trepalësh tha se shpreson se do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve trepalëshe për Karabakun nga nëntori 2020 dhe janari 2021.
“Tema të veçanta përfshijnë marrëveshjen për zhbllokimin e komunikimeve ekonomike dhe transportuese dhe zbatimin e demarkacionit përmes krijimit të një komisioni dypalësh midis Azerbajxhanit dhe Armenisë me ndihmën këshillimore të palës ruse”, tha Lavrov.
Homologu i tij nga Azerbajxhani Bajramov tha se pala azere do të përqendrohet në përgatitjen e një marrëveshjeje paqeje me Armeninë.
"Ne do të fokusohemi në aspektet e zgjidhjes pas konfliktit, për të cilat ministrat e jashtëm janë përgjegjës. Konkretisht, në do të flasim për marrëveshjen e paqes", tha ai.