Bota

Polonia: Evropa duhet të veprojë e bashkuar

"Askush nuk e merr seriozisht një Evropë të dobët dhe të përçarë. As armiku dhe as aleati. Kjo tashmë është shumë e qartë", shkroi kryeministri i Polonisë, Donald Tusk

Lejla Biogradlija  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 05.01.2026
Polonia: Evropa duhet të veprojë e bashkuar

Ankara

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se një Evropë e dobët dhe e përçarë nuk do të merret seriozisht nga askush, duke theksuar se kontinenti duhet të veprojë në unitet, transmeton Anadolu.

Tusk bëri një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë.

"Askush nuk e merr seriozisht një Evropë të dobët dhe të përçarë. As armiku dhe as aleati. Kjo tashmë është shumë e qartë. Në fund, duhet të besojmë në forcën tonë dhe të vazhdojmë të armatosemi", shkroi ai.

Duke theksuar se nevoja për të vepruar së bashku është më e madhe se kurrë, Tusk tha: "Njëri për të gjithë, të gjithë për njërin. Përndryshe, jemi të humbur".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın