Ahmed el-Halili,Zeynep Tüfekçi
12 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
JERUSALEM (AA) - Policia izraelite ka arrestuar shtatë palestinezë në Bregun Perëndimor, për shkak të pretendimeve për posedim të armëve dhe pajisjeve ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e policisë izraelite Luba Samri tha se operacioni policor është kryer në rajonin E-Seed në qytetin El-Halil dhe se janë arrestuar shtatë persona.
Operacioni është kryer nga ushtarët dhe policiët izraelitë. Samra tha se palestinezët janë arrestuar për pretendimet për posedim të armëve dhe pajisjeve ushtarake.
Sipas Këshillit palestinez për të burgosurit, në burgjet izraelite ka rreth 7.000 persona, prej të cilëve 300 të mitur, 51 gra dhe 21 gazetarë.