Selçuk Acar
12 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) – Në New York, për shkak të "mosbindjes civile", janë arrestuar disa demonstrues të cilët po protestonin kundër arrestimit të emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 500 qytetarë të New York-ut protestuan kundër operacionit për arrestimin e emigrantëve të cilin po e kryejnë pjesëtarët e Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE)
Disa demonstrues të cilët u mblodhën në sheshin Washington në Manhattan u arrestuan mbi akuzat se nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara nga policia gjatë marshit protestues.
Demonstrata të ngjashme u organizuan edhe në pjesë të tjera të SHBA-ve.