Ivana Ramadanova
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
SHKUP (АА) - Zyrtarët e policisë së Maqedonisë pranë fshatit Udovo, mbrëmë rreth orën dy pas mesnate kanë kapur pesë emigrantë të paligjshëm të cilët ishin po transportoheshin në një automjet pasagjerësh "Audi" me targa të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë sot njoftoi se në mesin e emigrantëve të kapur, tre janë nga Pakistani dhe dy nga Afganistani. Shoferi i automjetit u arratis, ndërsa emigrantët e paligjshëm janë dërguar në stacionin policor në Veles.
Më herët, në hyrje të fshatit Udovo, në ora 16:30 orë, nga ekip patrullues gjithashtu kishte vënë re një automjet pasagjerësh "Audi" me targa të Shkupit i cili po transportonte emigrantë, si dhe një "volkswagen phaeton", me targa të Shkupit, i cili kishte penguar kapjen e automjetit "Audi".
"Në kryqëzimin për në Demir Kapi 'Audi' doli nga rruga dhe ndaloi, kurse shoferi la automjetin me emigrantët dhe u arratis. Pak pas largimit nga automjeti, shoferi u kap nga një patrullë e stacionit policor Mihajlovo. Në automjet u gjetën 16 emigrantë, prej të cilëve pesë të mitur dhe 11 persona të rritur, ku 10 prej tyre ishin nga Afganistani, një nga Pakistani dhe pesë persona nga Iraku", thuhet në njoftimin e MPB-së.
Drejtuesi i automjetit "Audi", në të cilin ndodheshin emigrantët, është identifikuar dhe bëhet fjalë për F.N. (27) nga Shkupi.
"Në orën 18:35 u vërejt një automjet i parkuar 'volkswagen phaeton' dhe u legjitimuan dy persona A.B. (26) dhe S.D. (28), që të dy nga Haraçina e Shkupit. Për shkak se bëhet fjalë për grup të organizuar të trafikimit me emigrantë, personat e dyshuar janë ndaluar në stacionin policor në Negotinë. Kundër personave, shtetas të Maqedonisë do të ngriten kallëzime penale bazuar në dyshimin e kryerjes së veprës penale, ndërsa gjatë ditës së sotme do të nxirren para Gjykatës Shkupi 1", thuhet në kumtesën e MPB-së.