Erdoğan Çağatay Zontur
26 Maj 2020•Përditësim: 26 Maj 2020
Peruja regjistroi 173 vdekje të reja nga koronavirusi i ri(COVID-19) në 24 orët e fundit, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se numri i të vdekurve është rritur në 3.629, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 123.979 me 3.629 raste të reja.
Thuajse 50,000 persona janë shëruar plotësisht nga sëmundja në këtë vend.
Vendi raportoi rastin e parë të koronavirusit më 6 mars dhe vdekjen e parë më 20 mars.