Kasım İleri
07 mars 2017•Përditësim: 07 mars 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar qeverinë e Donald Trumpit se "në operacionin në Raka dëshiron që të vazhdohet me Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) të cilat udhëhiqen nga PYD/PKK-ja", raporton Anadolu Agency (AA).
Pas lajmeve në median amerikane se Pentagoni duhet të kryejë më shumë ndihma ndaj FDS-së për operacionin në Raka dhe se SHBA-ja për operacionin në fjalë duhet të tregojë më shumë prani ushtarake, një zyrtar i Pentagonit në kushte anonime ka bërë disa vlerësime për gazetarin e AA-së.
"Në fund të ditës vendimin do ta japë Shtëpia e Bardhë. Por deri tani vazhdon bashkëpunimi me FDS-në dhe partnerët tanë. Nuk ka shumë arsye për të ndryshuar këtë bashkëpunim. Nëse qeveria dëshiron të kryejë ndonjë gjë ndryshe apo të dërgojë ushtarë atje edhe kjo mund të jetë një alternativë, por nuk është e nevojshme të ndryshohet plani që është aktualisht në funksion".
Duke theksuar se SHBA-ja nuk ka ndryshuar politikën e saj në çështjen e furnizimit me armë, zyrtari është shprehur se Pentagoni kur të jetë e nevojshme do të vazhdojë të kryejë ndihma ushtarake për forcat që mbështet.
"Do ti pajisim ato kundër çdo kërcënimi"
Po i njëjti zyrtarë ka vënë në dukje se pavarësisht vështirësive me të cilat përballen do të mbështesin grupet në fjalë dhe ka shtuar më tej se "E keni vërejtur se pak kohë më parë iu dërguam mjete të blinduara të cilat janë kundër shpërthimeve artizanale. Ne do ti pajisim ato kundër çdo lloj kërcënimi të veçantë me të cilët ato mund të përballen, por këto pajisje do t'ia japin vetëm Koalicionit Arab të Sirisë të FDS-së".
Pasi ka shtuar se në tryezë është çdo lloj alternative, zyrtari ka theksuar se "në alternativat e paraqitura nuk dëshirojnë të vendosin në vështirësi qeverinë", por se vazhdimi me FDS-në në operacionin për Raka-n është "një alternativë e mirë dhe e zbatueshme".
Teksa Pentagoni pretendonte se SHBA-ja i ka dhënë armë Koalicionit Arab të Sirisë i cili është krahu i arabëve në FDS, në shtyp ishin publikuar informacionet se PYD, krahu i organizatës terroriste PKK në Siri si dhe krahu i saj ushtarak YPG kishin përfituar nga armët dhe pajisjet e dërguara.
Ndërsa ka një kuriozitet për politikën që do të ndjekë qeveria Trump në lidhje me çështjen e ndihmave me armë ndaj PYD-së pasi qeveria Obama nuk kishte marrë parasysh paralajmërimet e Turqisë se armët që SHBA-ja i dërgonte kalonin në duart e organizatës terroriste PYD/PKK.