Sibel Uygun
07 mars 2017•Përditësim: 07 mars 2017
ANKARA (AA) – Forcat irakiane kanë marrë kompleksin kryesor të qeverisë në Mosulin perëndimor në vazhdën e operacionit të madh për të larguar grupin terrorist DEASH nga qyteti verior, bën të ditur një komandant i lartë i ushtrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat irakiane kanë çliruar kompleksin kryesor qeveritar të krahinës Ninive", tha Gjeneral-Lejtnant Abdul-Amir Yarallah, komandant i operacionit të Mosulit, në një deklaratë në televizion të martën.
Oficer ushtarak Hassan Jabbar tha se forcat irakiane kanë nisur një ofensivë në orët e hershme gjatë së cilës morën kontrollin e ndërtesës së qeverisë në Mosulin perëndimor.
"Forcat tona kanë përparuar përgjatë lumit Tigër dhe kanë marë urën al-Horeja, që lidh Mosulin perëndimor me pjesën lindore të qytetit", tha ai për AA.
Ndërkohë, forcat irakiane kanë marë plotësisht qarkun al-Tayaran nga militantët e DEASH-it, ku është vendosur konsullata turke, thonë burime ushtarake për AA, duke kërkuar të mbesin anonim për shkak të kufizimeve që të flasin për mediat.
Në mes të shkurtit, forcat irakiane të mbështetura nga forcat ajrore të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të, filluan operacionet që kanë për synin spastrimin e Mosulit perendimor nga terroristët e DEASH-it.