Bota

Pentagoni fillon procesin e përjashtimit të Turqisë nga programi F-35

"Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t'i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë", thuhet në deklaratën e Pentagonit

Michael Hernandez  | 18.07.2019 - Përdıtësım : 18.07.2019
Pentagoni fillon procesin e përjashtimit të Turqisë nga programi F-35

Washington

Pentagoni njoftoi se ka nisur procesin e përjashtimit të Turqisë nga projekti F-35, për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400, raporton Anadolu Agency (AA).

"Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t'i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë", thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se pjesëmarrja e mëtejshme e Turqisë në programin F-35 ishte "e pamundur" për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.

"Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400 pamundëson pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në programin F-35", tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

"F-35 nuk mund të bashkëjetojë me platformën ruse të grumbullimit të dhënava të zbulimit që do të përdoret për të gjurmuar aftësitë e saj të avancuara", shtoi ajo.

Ajo vuri në dukje se si aleatët e NATO-s, SHBA dhe Turqia vazhdojnë të ndajnë marrëdhëniet që janë në "shumë drejtime, dhe jo ekskluzivisht të fokusuara në programin F-35".

"Marrëdhëniet tona në nivel ushtarak janë të forta dhe ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht me Turqinë, por megjithatë, duke pasur parasysh kufizimet e pranisë së sistemit S-400 në Turqi", tha Grisham.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se është duke vazhduar mbërritja e sistemit mbrojtës S-400, që i është blerë Rusisë.

Marrëveshja e arritur nga Turqia dhe Rusia për blerjen e sistemit kundërajror S-400 ka shkaktuar kritika të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që ka çuar në tensione në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Washingtoni zyrtar thotë se S-400 do të rrezikojë pozicionin e Turqisë në projektin e avionit luftarak F-35.

Turqia thotë se sistemet S-400 nuk do të përfshihen në sistemet e NATO-s dhe nuk do të rrezikojnë në asnjë mënyrë aleatët. Ankaraja zyrtare propozoi formimin e një komisioni të përbashkët të ekspertëve me detyrën për të përcaktuar nëse çështja S-400 shkakton probleme teknike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın