Yusuf Özcan
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
PARIS (AA) – Gjatë protestave të “jelekëve të verdhë”, demonstruesit që shprehin pakënaqësinë e tyre nga rritja e planifikuar e çmimit të karburanteve në Francë, është shkaktuar një dëm material midis 3 dhe 4 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bëhet e ditur, në vlerësimin e dëmit material, nuk janë përfshirë automjetet e djegura.
Protestat e "jelekët të verdha" që po mbahen që nga 17 nëntori, u shndërruan në një zemërim të përgjithshëm të francezëve për politikat e Macronit dhe administratës së tij.
Në trazirat që shpërthyen, dy persona pësuan fatalisht, ndërsa 1.043 të tjerë u lënduan nga të cilët 222 personel sigurie.
Policia bën të ditur se ka arrestuar 1.424 persona.