Mahmut Atanur
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
XHAKARTË (AA) – Në një sulm nga një grup i armatosur separatist në provincën Papua në perëndim të Indonezisë, 31 punëtorë kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta Kompas, të dielën 31 punëtorë që punonin në ndërtimin e urës në një hapësirë pyjore të rajonit Nduga i janë nënshtruar sulmit të një grupi separatist të quajtur Ushtria e Çlirimit Kombëtar të Papuas Perëndimore (TPNBP).
Në sulmin e parë kanë humbur jetën 24 punëtorë, ndërkaq 7 nga 8 punëtorët të cilët kanë ikur nga vendngjarja dhe janë fshehur në shtëpinë e një pjesëtari të parlamentit në rajon kanë humbur jetën dje si pasojë e një bastisjeje të grupit të armatosur.
Më tej thuhet se njëri nga punëtorët në shtëpi ka arritur të ikë, por që ende nuk ka informacione në lidhje me të.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë në lidhje me arsyen e sulmit.
Në rajonin Papua i cili deri në vitin 1963 kur i është bashkuar Indonezisë ishte nën kontrollin e Holandës, zhvillohen aktivitete për pavarësi nga grupet e armatosura separatiste.