Bota, Koronavirusi

Panik në Kenia, 17 deputetë pozitiv me COVID-19

Disa deputetë u testuan javën e kaluar, ndërsa kryetari i parlamentit ka anuluar seancat parlamentare

Ekip  | 08.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Panik në Kenia, 17 deputetë pozitiv me COVID-19

Ankara
Rreth 17 deputetë në vendin e Afrikës Lindore, Kenia raportohet se kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shtyrë që kryetari i parlamentit të anulojë seancën e jashtëzakonshme parlamentare, njoftuan media lokale të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dyshohet se 17 deputetë kanë rezultuar pozitiv në testimin e javës së kaluar. Të dhënat nuk janë të qarta por ata janë anëtar dhe pjesë e stafit. Prandaj seanca parlamentare u anulua", tha një deputet për gazetën "The Star", duke kërkuar të mbetet anonim.

"Ne nuk mund të zbulojmë identitetin e tyre sepse është kundër ligjit të flasim për gjendjen shëndetësore të dikujt pa lejen e tyre", shtoi ai.

Ekziston frika se numri i deputetëve të infektuar mund të rritet, pasi rezultatet e testit të shumicës prej tyre janë ende në pritje, sipas uebfaqes "People’s Daily".

Pasi një nga mediat kontaktoi kryetarin e Senatit, Kenneth Lusaka, ai as nuk mohoi dhe as nuk konfirmoi raportet e lajmeve.

"Unë mund të flas vetëm për veten time sepse bëra testin këtu, së bashku me familjen dhe sigurimin tim. Unë i di rezultatet e mia, unë jam negativ. Por për pjesën tjetër të anëtarëve, atyre u janë dhënë rezultate individualisht", tha ai.

Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, Kenia deri më tani ka raportuar 172 raste të infektuara, me 6 vdekje.

Qeveria ka bllokuar pjesërisht kryeqytetin Nairobi dhe qytetet bregdetare Mombasa, Kilifi dhe Kwale për tre javë.

Virusi i zbuluar për herë të parë në qytetin kinez Wuhan është përhapur në mbarë botën. Deri më tani janë raportuar 1.43 milion raste në të gjithë botën, përfshirë 82.177 vdekje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın