Mehmet Hatipoğlu
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
ATHINË (AA) - Parlamenti grek miratoi buxhetin për vitin 2016, ku 153 prej deputeteve kanë votuar "pro", raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri grek, Alexis Tsipras para votimit, ka thënë se buxheti i ri është i vështirë, por i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit, i cili tashmë prej disa vitesh është duke luftuar me një krizë të rëndë ekonomike.
"Buxheti për vitin 2016 është një stërvitje sfiduese për qeverinë e cila dëshiron drejtësinë shoqërore. Megjithatë, është e nevojshme të ndryshohen parametrat ekonomike dhe socialë të vendit, që të krijohet një sistem i cili do të ndajë në mënyrë të drejtë të ardhurat dhe taksat. Qeveria ka treguar gatishmëri dhe vendosmëri për të zbatuar ndryshimet por, për tu arritur kjo, nevojitet kohë", tha Tsipras.