Elena Teslova
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
MOSKË (AA) - Parlamenti i Moldavisë ka rrëzuar qeverinë, pasi në një votëbesim të mbajtur sot, 64 deputetë votuan kundër qeverisë së Kryeministrit, Valeri Strelet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në votimin ku ishin të nevojshme 51 vota për të rrëzuar qeverinë, me pjesëmarrjen edhe të një deputeti të pavarur në grupin kundër qeverisë të përbërë nga deputetët e partive demokratike, socialiste dhe komuniste u arritën në total 64 vota.
Në kryeqytetin e vendit, Kishinau, prej një muaji po mbaheshin protesta nga opozita e majtë dhe e djathtë. Opozita kërkonte zgjedhje të reja të parakohshme dhe formimin e një qeverie të re.